A do të jetë apo jo një tjetër baladë dashurie? Dafina Zeqiri gati me një këngë të re!
Dafina Zeqiri është një nga divat e muzikës shqiptare që padyshim sjell shumë hite e ndër vite ka vazhduar të sjellë projekte shumë të veçanta. Prej se u zbulua lidhja e saj e me biznesmenin Kreshnik Gjergji, Dafina ka postuar disa herë foto me të, ama jo në momente romantike por duket se tashmë nuk duan ta fshehin më dashurinë e tyre.
Dafina do të publikojë shumë shpejt albumin e saj të ri, i cili do të titullohet “The Absolute” e së fundmi ka zbuluar titujt e këngëve të albumit dhe bashkëpunimet dhe ka shuar kureshtjen e shumë ndjekësve të saj. Vetëm pak më parë Dafina ka postuar një video, ku ka treguar pak nga kënga e saj e re që do të publikohet së shpejti e kjo nuk është një baladë dashurie ashtu siç jemi mësuar kohët e fundit.
Më në fund, Dafina ka vendosur ta kurorëzojë dashurinë në martesë me të dashurin e saj, Kreshnikun. Ka qënë vet Dafina, ajo që e ka ndarë këtë lajm kaq të bukur me ndjekësit e saj në Instagram. Shumë aludime kanë qarkulluar së fundmi rreth dasmës së tyre, teksa së fundmi Kreshniku ka reaguar për një prej tyre. Aludohet se dasma do të jetë shumë private dhe se do të ketë 100 të ftuar e për këtë Kreshniku ka nënkuptuar se nuk është e vërtetë me një ironi.