Mos hyni në “Big Brother Vip 3” pa këto 10 këshilla!
Pak ditë na ndajnë nga “Big Brother Vip 3”, një nga spektaklet më të dashur dhe më të ndjekur. Shumë emra janë përfolur si pjesë e kastit, edhe pse presim datën 13 Janar për të konfirmuar banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Ndërkohë, më poshtë kemi listuar 10 këshilla për banorët e ardhshëm, që me siguri do t’u shërbejnë gjatë qëndrimit në shtëpinë e “BBV”.
1. Investoni në pamjen e jashtme
E nisim me pamjen e jashtme pasi ju do të jeni 24 orë të vëzhguar nga kamerat dhe ndoshta nuk doni të mos dukeni i/e kuruar në atë shtëpi. Investimi në pamjen e jashtme, nënkupton të bëni atë që ju bën të ndiheni mirë, qoftë kjo lyerja apo prerja e flokëve, manikyri dhe pedikyri.
2. Investoni në gjendjen shpirtërore
Një këshillë shumë e nevojshme pasi izolimi në atë shtëpi mund t’ju shkaktojë stres dhe t’ju vendosë në situata ku nuk keni qenë më parë. Ju mund të meditoni, të vizitoni psikologun apo të bëni gjithçka tjetër që ju ndihmon në gjendjen shpirtërore.
3. Dëgjoni muzikën tuaj të preferuar
Ju nuk mund ta zgjidhni muzikën që dëgjoni gjatë qëndrimit në “BBV”, ndaj ju sugjerojmë të dëgjoni këngën tuaj të preferuar apo atë që ju transmeton emocione të forta.
4. Çmalluni me njerëzit tuaj të dashur
Do të kalojë një periudhë deri kur ju të mund të takoni përsëri njerëzit tuaj të dashur, ndaj çmalluni sa më shumë dhe kaloni kohë të çmuar me ta.
5. Përditësohuni me ‘të ardhmen’
Në mënyrë që mos të keni shumë surpriza pas daljes nga “BBV”, ju mund të njiheni me ngjarjet dhe eventet e ardhshme të vitit 2024, të mësoni se cilët filma do të publikohen, cilat trende priten të dalin në veshje e shumë të tjera.
6. Përdorni telefonin
Ju duhet ta përdorni telefonin sa më shumë pasi me siguri do t’ju mungojë për një kohë të gjatë. Megjithatë, edhe pak ditë kanë mbetur ndaj përdoreni me zgjuarsi që të mësoheni pa praninë e tij.
7. Bëni një ‘selfie’
Duket si diçka e thjeshtë, por me siguri do t’ju mungojë të bëni një ‘selfie’ në atë shtëpi. Ju mund të bëni një foto të tillë para se të hyni në shtëpinë e “BBV”, dhe një pasi të dilni për të vërejtur ndryshimet tek ju.
8. Konsultohuni me astrologun
Kjo këshillë është relative. Por për ata që besojnë te horoskopi, patjetër që ju sugjerojmë të konsultoheni me astrologun. Ai do t’ju japë këshilla lidhur me mënyrën si duhet të veproni në shtëpinë e “BBV”.
9. Vizitoni një vend të dashur
Padiskutim që do t’ju marrë malli jo vetëm për njerëz, por edhe për vende që ju pëlqeni. Ndoshta shtëpia ku jeni rritur, apo ai vend i largët që ju mbush gjithnjë me energji të mirë do të ishin perfekte.
10. Konsumoni ushqimin e preferuar
Kjo nuk lidhet vetëm me shijen, por edhe me energjinë, aromën, kujtimet. Pra ndoshta nuk do t’ju mungojë një ushqim i gatuar mirë, por një pjatë që vetëm nëna, gruaja apo vajza juaj gatuan.