Në këtë rast vlen shprehja “Kurrë mos thuaj kurrë”/Jennifer Aniston rikthen modelin e flokëve të Rachel të cilën e urrente!
Jennifer Aniston riktheu së fundmi prerjen e famshme të flokëve “Rachel” në “Golden Globes”. Aktorja e “Friends”, e cila debutoi në vitin 1994, kur luante rolin e Rachel Green, përsëriti një version të përditësuar të modelit të flokëve. Fustani ndërkaq shfaqte linjat e saj, të cilin ylli i “Friends” e kombinoi me disa bizhuteri. Jennifer ka thënë më parë se e urrente prerjen legjendare të flokëve, sepse nuk ishte pamja e saj më e mirë. “Mendoj se ishte prerja më e shëmtuar e flokëve që kam parë ndonjëherë”,-tha aktorja.
Aniston ka shprehur së fundmi se ka filluar të ndiejë bezdi nga çdo kompliment që merr. Në një intervistë të fundit për Vogue aktorja ka zbuluar se cilin prej komplimenteve urren më shumë. Ajo tregon se e urren kur i thonë se është e bukur për moshën e saj, duke shtuar:
Më çmend, nuk e duroj dot.
Në intervistë, aktorja vuri në dyshim zakonin e shoqërisë për të përcaktuar njerëzit në bazë të treguesve të moshës dhe shprehu se nuk i kupton komente të tilla. Aniston beson se talentet dhe arritjet e saj duhet të njihen, jo mosha e saj. Ajo mund të ketë luajtur në disa filma dhe seriale, por roli i Rachel është ai që shënoi karrierën e Jennifer Aniston dhe e ndihmoi atë të fitonte mijëra fansa në mbarë botën.
Aniston ka zbuluar gjithashtu një pasion që mund ta kishte kthyer në profesion nëse nuk do të kishte zgjedhur të bëhej aktore. “Më pëlqen të dekoroj shtëpi dhe të krijoj hapësira”, ka rrëfyer 54-vjeçarja gjatë një interviste të fundit për “Wall Street Journal”.
Më pëlqen të krijoj hapësira. Mund të shkoj në një shtëpi dhe të shoh se çfarë nevojitet dhe është një proces argëtues. Disa kanë frikë prej saj. Mund të shkatërrojë marrëdhëniet. Unë jam duke lulëzuar gjatë këtij procesi.