Shënohet viktima e parë nga gripi në Shqipëri

vovalbania January 09, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Shënohet viktima e parë nga gripi në Shqipëri

Një mashkull 70-vjeçar është viktima e parë e një vale infektimesh si pasojë e gripit dhe infeksioneve të tjera virale që kanë përfshirë vendin.

Pacienti nga Gjirokastra ishte duke marrë trajtim në repartin e infektivit në QSUT.

Mësohet se viktima vuante edhe nga sëmundje bashkëshoqëruese.

Instituti i Shëndetit Publik raporton 12 mijë të infektuar në një javë, një trend ky që pritet të arrijë kulmin në fund të muajit janar deri në mesin e muajit shkurt

Epidemiologët thonë se në vend ka bashkëqarkullim të gripit dhe kovidit, por viruset gripale të tipit A dhe B mbizotërojnë infektimet. Klinika e infektimeve gripale shoqërohet më një kompleksitet simptomash kryesisht të rrugëve të sipërme të frymëmarrjes.

ISHP ka apeluar për vendosjen e maskave në urgjenca e spitale për të shmangur përhapjen e infektimeve. Të pavaksinuarit ende nga gripi janë këshilluar të marrin vaksinën në qendrat e tyre shëndetësore.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65741 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE