Skandali në Itali, qindra italianë bëjnë përshëndetje fashiste në 46-vjetorin e vrasjes së tre militantëve!
Udhëheqësit e opozitës italiane i kanë bërë thirrje qeverisë së djathtë të Giorgia Melonit të ndalojë grupet neofashiste pasi u shfaq një video rrënqethëse ku qindra burra bënin përshëndetje fashiste gjatë një ngjarjeje në Romë. Turma u mblodh jashtë ish-selisë së Lëvizjes Sociale Italiane (MSI), një parti neofashiste e themeluar pas Luftës së Dytë Botërore, e cila përfundimisht u shndërrua në partinë Vëllezërit e Italisë së kryeministres Meloni.
Mbledhja vjetore, në Via Aça Larentia në lindje të qytetit, përkujton 46-vjetorin e vrasjes së tre militantëve nga krahu rinor i partisë tashmë të zhdukur. Në video, e cila u shpërnda gjerësisht në internet, burrat qëndrojnë në rreshta duke bërë përshëndetjen me krahë dhe duke bërtitur “të pranishëm” tre herë.
Një nga tyre pastaj bërtet “Për të gjithë shokët e rënë!”, një thirrje tipike tubuese e neofashistëve. Elly Schlein, kreu i Partisë Demokratike të qendrës së majtë, shkroi në rrjetet sociale:
Romë, 7 janar 2024. Duket si viti 1924. Ajo që ndodhi është e papranueshme. Grupet neofashiste duhet të shpërbëhen, siç e parashikon kushtetuta.