Sulmuesi kuq e zi kërkon paratë, klubi e kërcënon: Në tribunë nëse do të jetë e nevojshme…

vovalbania January 09, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Ndodh edhe kjo, sulmuesit kuq e zi nuk i japin rrogën! Ja për kë bëhet fjalë…

Jemi mësuar të dëgjojmë probleme me rrogat e lojtarëve gjatë periudhës së pandemisë apo në klubet shqiptare. Vonesat e rrogave nuk janë fenomen vetëm i klubeve shqiptare, pasi rëndomtë ndodh edhe në kampionate të huaja dhe me peshë. Këtë gjë po e përballon së fundmi edhe sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Sokol Cillakeshi, i cili luan në Turqi për Konjasporin.

Sokol Cikalleshi po përballet me një situatë shumë të pazakontë në këto javë. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare është nxjerrë aktualisht jashtë skuadre nga Koniaspor, pasi i ka kërkuar rrogat e prapambetura duke e denoncuar klubin në FIFA. Një situatë e cila do të penalizojë te Koniaspor, ku drejtuesit nuk kanë më para për të paguar futbollistët e tyre rregullisht, por insistojnë se nuk do të lejojnë asnjë futbollist të largohet. Në javët e fundit është përfolur shumë se Cikalleshi dhe disa të tjerë kanë oferta, por klubi është i vendosur që të mos i lërë të largohen si lojtarë të lirë, edhe pse aktualisht nuk ua garanton dot pagat atyre.

“Asnjë lojtar nga kjo skuadër nuk do të largohet sipas dëshirës, sipas kushteve dhe planeve të tyre. Ne do t’i ulim të gjithë në tribunë nëse do të jetë e nevojshme”, tha presidenti i Koniaspor, Omer Korkmaz.

Me pak fjalë, Cikalleshi dhe të gjithë ata që kanë denoncuar klubin në FIFA për mospagesën e detyrimeve financiare, rrezikojnë të përfundojnë në tribunë në vijimin e sezonit, nëse klubi nuk merr një ofertë të kënaqshme gjatë merkatos së janarit. Sulmuesi shqiptar ka kontratë me Koniaspor deri në fundin e qershorit të vitit 2024.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65803 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE