A ka marrë një urim nga ish-partneri i saj për fitoren?! Enxhi Nasufi: “Është thjesht jo dhe ka mbaruar…”
Të ftuar në pjesën e parë të emisionit “Pardon My French” ditën e sotme kanë qenë çifti fitues i edicionit të dytë të “Dancing With The Stars” Enxhi Nasufi dhe Silvester Shuta. Të dy kanë zbuluar më shumë detaje nga eksperienca e tyre në spektaklin e kërcimit dhe jo vetëm kaq.
Duke qenë se para disa javësh e ftuar në “Live From Tirana” Enxhi tregoi më shumë detaje nga jeta e saj personale ku u shpreh se:
Unë kam pasur disa momente të vështira, mund t’i quajmë dhe të errëta, të përjetuara në jetën time. Një moment i vështirë ka qenë ankthi shumë i fortë që e kam përjetuar shumë dhe më ka ndryshuar jetën. Përpara “Dancing With The Stars” kam patur një ndarje me një person shumë të rëndësishëm të jetës sime, pas 7 vitesh. Kështu që ty të ndryshon jeta, ndryshon rutinën dhe gjërat duken sikur nisin nga fillimi. Por duke qenë se unë besoj se gjërat ndodhin për një arsye, kjo më ka dhënë shtysën më të madhe për të fuqizuar veten time, e ndarë nga çdo njeri tjetër. Ai nuk është më pjesë e jetës sime, por është djalë shumë i mirë dhe i uroj gjithë të mirat. Unë e di që më sheh me shumë krenari.
Duke marrë parasysh këtë deklaratë pas përfundimit të “Dancing With The Stars” jeta personale e saj si po shkon në këto momente dhe a ka marrë ajo një mesazh urimi apo një koment prej tij?
Nuk kam asnjë lloj emocioni negativ kundrejt asaj gjëje që unë kam kaluar në jetën time sepse e kam thënë shumë hapur gjithsesi raport shumë i gjatë, 7 vite me një njeri që e kam dashur shumë fort dhe është një njeri shumë i mirë. Por mua më ndodh një gjë, ti që je peshore vetë e kupton (i drejtohet Jonidës) ne përpiqemi dhe sakrifikojmë shumë dhe kur themi stop themi stop që do të thotë se unë nuk kam nevojë për atë gjënë, as për mesazhin as për asnjë gjë. Është thjesht ‘Jo’ dhe jo dhe ka mbaruar punë. I uroj çdo të mirë çdo njeriu dhe atij sigurisht që ka qenë pjesë e jetës sime por thjesht nuk ka asgjë të bëj me mua. Kaq.