Boksieri i njohur Rayan Garcia njoftoi divorcin disa orë pasi gruaja e tij solli në jetë një fëmijë!

vovalbania January 10, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Boksieri i njohur Rayan Garcia njoftoi divorcin disa orë pasi gruaja e tij solli në jetë një fëmijë!

Një nga boksierët më të njohur Ryan Garcia, ka njoftuar lindjen e djalit të tij Henry Leo, ndërsa një orë më vonë ka njoftuar divorcin nga bashkëshortja, modelja e njohur Andrea Celina. 25-vjeçari njoftoi ndarjen me gruan e tij në llogarinë e tij në Instagram. Ai shkroi:

I jam mirënjohës Zotit, tashmë e dua shumë. Është aq i shpejtë që tani, saqë iu deshën vetëm tetë minuta për të mbërritur në këtë botë. Ai do të jetë dhjetë herë më i fortë, dhjetë herë më i mençur dhe dhjetë herë më i mirë se unë, por do të duhet të punojë 10 herë më shumë nga unë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Ryan Garcia (@kingryan)

Në një postim tjetër, Garcia theksoi:

Ndërsa hyj në një kapitull të ri në jetën time, me zemër të thyer më duhet të njoftoj se unë dhe Drea po divorcohemi.

Boksieri, i cili ka rekordin 24-1, tha se do të mbështesë financiarisht dy fëmijët e tyre për aq kohë sa të jetë e nevojshme. Se sa i famshëm është ai e dëshmon më së miri fakti se ka 10.3 milionë ndjekës në Instagram, ndërsa për shembull Tyson Fury ndiqet nga vetëm 6.8 milionë fansa. Garcia dikur ishte kampioni i përkohshëm botëror i peshave të lehta në WBC.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65738 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE