Jo më bashkë, finalizohet divorci i Jason Momoa dhe Lisa Bonet!

vovalbania January 10, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Jo më bashkë, finalizohet divorci i Jason Momoa dhe Lisa Bonet!

Jason Momoa dhe Lisa Bonet më në fund janë divorcuar. Aktorja tha në një gjykatë në Los Angeles se ajo dhe ylli i “Aquaman” kishin arritur një marrëveshje në lidhje me të drejtat e tyre pronësore dhe martesore, sipas dokumenteve të siguruara nga Page Six. “Palët kanë një marrëveshje me shkrim që do t’i dorëzohet gjykatës, ose një marrëveshje për nxjerrjen e një vendimi do t’i dorëzohet gjykatës”,-thuhet në dokumente.

Divorci quhet “i pakontestueshëm”, që do të thotë se asnjëra palë nuk ka ndërmend ta kundërshtojë atë në gjykatë. Siç është raportuar më parë, 56-vjeçarja bëri kërkesë për divorc nga Momoa pothuajse dy vjet pasi njoftuan ndarjen e tyre. Aktorja kërkoi që të ndajnë me aktorin kujdestarinë e përbashkët fizike dhe ligjore të dy fëmijëve të tyre, Lola dhe Nakoa-Wolf. Ajo gjithashtu renditi datën e ndarjes si 7 tetor 2020, pothuajse 18 muaj para se të zbulonin publikisht se nuk ishin më bashkë.

Ndërkaq, rikujtojmë se “Aquaman and the Lost Kingdom” pati premierën më 22 dhjetor. Filmi, me protagonist kryesor, Jason Momoan, nuk u prit mirë nga fansat dhe kritikët. Në SHBA, ka grumbulluar 40 milionë dollarë gjatë katër ditëve të fundit, një pikë në oqean krahasuar me 205 milionë dollarë që kushtoi për ta bërë atë. Është një krahasim i ashpër me filmin e parë të publikuar në 2018i cili rrëmbeu 67.8 milionë dollarë në SHBA dhe vazhdoi të fitojë pothuajse 1.2 miliardë dollarë globalisht.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65733 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE