Mandati i Arben Ahmetajt, Kuvendi njofton KQZ-në për vakancën!

vovalbania January 10, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Mandati i Arben Ahmetajt, Kuvendi njofton KQZ-në për vakancën!

Kuvendi i Shqipërisë informon Komisionin Qendror të Zgjedhjeve lidhur me mbarimin përpara afatit kushtetues të mandatit të deputetit të Partisë Socialiste, Arben Ahmetaj. Kjo për shkak të mungesës së tij, pa arsye në parlament, për mbi 6 muaj rresht. Në shkresën e kuvendit thuhet se 6 korriku 2023 shënon datën e fundit të pjesëmarrjes së Ahmetajt në seancë plenare. Kuvendi i Shqipërisë ka detyrimin ligjor për të njoftuar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve lidhur me krijimin e vakancës.

Më 20 korrik të vitit të kaluar, SPAK-u i dorëzoi policisë urdhërin për ekzekutimin e masës së arrestit me burg për ish-zv.kryeministrin Arben Ahmetaj, i larguar nga Shqipëria që më 7 korrik, pak para se Prokuroria e Posaçme të firmoste kërkesën drejtuar parlamentit për arrestimin e tij dhe që u miratua në një seancë të jashtëzakonshme.

Sipas Prokurorisë, Ahmetaj dyshohet për korrupsion, pastrim parash e mosdeklarim apo fshehje pasurie. Hetimet zbuluan lidhje të ngushta mes tij dhe dy sipërmarrësve të cilët fituan kontratat për inceneratorët e Elbasanit, Fierit e Tiranës, si dhe favorizme që iu ofroi kur ishte ministër i Ekonomisë dhe më pas i Financave, në këmbim të shpërblimeve në forma të ndryshme. Po për çështjen e inceneratorëve, në burg janë ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka dhe ish-deputeti socialist, Alqi Bllako.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65685 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE