Nëse nuk doni që ai t’ju tradhtojë ja se çfarë duhet të bëni!

vovalbania January 10, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Nëse nuk doni që ai t’ju tradhtojë ja se çfarë duhet të bëni!

Sjellja misterioze e partnerit/es është një tregues kryesor se diçka nuk është në rregull. Hetuesja private me bazë në Norwich Charlotte Notley thotë se ekzistojnë disa shenja kryesore se partneri mund t’ju tradhtojë. Ajo kaloi vite duke hetuar aktivitete të dyshimta të bashkëshortëve që tradhtonin. Së fundmi, ajo ka këshilluar si ta gjurmoni partnerin tuaj dhe të zbuloni nëse ai/ajo është i/e pabesë.

Janë të shumta gratë që shqetësohen se bashkëshortët apo të dashurit e tyre mund t’i tradhtojnë. Sipas një studimi të kryer nga ‘Texas A&M’, meshkujt mund të tradhtojnë thjesht sepse ata kanë impulse të forta seksuale dhe reduktimi i këtyre impulseve mund të bëhet me ndihmën e partneres.

Mbani mend se për sa kohë që ekziston vullneti i lirë, partneri juaj ka mundësi t’ju tradhtojë. Elementi fizik i marrëdhënies suaj është e rëndësishme. Këtu përfshihen kapja dorë për dore, të parit në sytë e njëri-tjetrit, puthjet, kujdesi, përkëdhelja dhe të bërit dashuri. Përqafimet kalimthi, një puthje në një moment të përshtatshëm apo ndonjë gjest dashurie që ju mund të bëni gjatë ditës janë disa prej elementëve që mund ta bëjnë të shëndetshme marrëdhënien tuaj.

Nëse ju nuk komunikoni me partnerin rregullisht, si mund të prisni të dini se çfarë ndjen ai? Kushtojini 15 minuta në ditë njëri-tjetrit dhe thjesht bisedoni. Në një ditë me humor të mirë ju mund të flisni për vlerësimin dhe dashurinë që keni për njëri-tjetrin. Kur nuk jeni në humor të mirë, diskutoni për çështjet dhe problemet që ju shqetësojnë, por bëjeni natyrshëm.

Ju nuk mund t’i plotësoni nevojat e partnerit tuaj, nëse nuk e kuptoni se cilat janë ato. Gjëja më e vogël që do të vëreni dhe do t’i përgjigjeni me pozitivitet ndihmon marrëdhënien tuaj të bëhet edhe më e fortë. Mos harroni gjithashtu se nëse partneri juaj ju tradhton, kjo ka raste që nuk varet nga ju. Megjithatë, nëse ju i jepni atij dashuri dhe vëmendjen që meriton, shanset që ai t’ju tradhtojë do të zvogëlohen.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65784 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE