Parashikimi i motit, e enjte, 11 janar 2024!
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike si rezultat i qarkullimit të masave ajrore të thata dhe të ftohta me origjinë veriperëndimore.
Moti parashikohet i kthjellët si dhe alternime vranësirash të cilat në zonën e qendrës dhe jug hera-herës do të jenë deri të dendura. Në zonën e jugut vranësirat në relievet e larta malore do të shoqërohen me reshje shiu të izoluara, të dobëta dhe afatshkurtra. Ngrica në akset rrugore në relievet malore. Mjegull e dendur/mjegullinë dhe reduktim të shikimit në orët e mëngjesit në zonat luginore.
Era do të fryjë me drejtim verilindje – juglindje me shpejtësi mesatare 1-5m/sek shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1 ballë.
Temperaturat parashikohen:
Shkodër
3/14
Diell
Kukës
-2/5
Diell
Lezhë
3/13
Diell
Dibër
-3/4
Diell
Durrës
4/17
Diell re
Tiranë
4/16
Diell re
Elbasan
5/13
Diell re
Berat
3/16
Diell re
Vlorë
4/15
Diell re
Korçë
-2/5
Diell re
Gjirokastër
1/14
Diell re
Sarandë
8/17
Diell re