‘Refuzon’ pasurinë, trashëgimtarja austriake Marlene Engelhorn dhuron 25 milionë euro!

vovalbania January 11, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
‘Refuzon’ pasurinë, trashëgimtarja austriake Marlene Engelhorn dhuron 25 milionë euro!

Marlene Engelhorn është trashëgimtarja e gjigantit të kimikateve BASF, fabrika e trashëguar nga familjarët e saj. 31-vjeçarja dëshiron që pasuria e saj e madhe të rishpërndahet në të gjithë shoqërinë. Ajo ka qenë për vite me radhë e angazhuar në fushatë për një sistem taksash më të drejtë në vendin ku jeton. Engelhorn tha se:

25 milionë euro mund të rishpërndahen, sepse shteti nuk i rishpërndan, këto para janë mbledhur sepse nuk tatohen. Domethënë i kam sepse qeveria nuk ka përmbushur mandatin e saj për të siguruar që pasuria të shpërndahet në shoqëri në mënyrë të tillë që të mos përfundojë e pabarabartë në duart e mia vetëm sepse jam në këtë botë, në këtë familje të veçantë, me këtë mbiemër.

Asambleja do të përbëhet nga 50 qytetarë të zgjedhur në mënyrë të rastësishme. Nën drejtimin e ekspertëve ata do të vendosin se si dhe kujt duhet t’i ndajnë paratë. Marlene është shprehur se nuk do të ndërhyjë aspak në këtë proces.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65764 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE