Vrasja mafioze e Behar Sofisë! Nis gjyqi për të akuzuarin Jemin Shera

vovalbania January 11, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Vrasja mafioze e Behar Sofisë! Nis gjyqi për të akuzuarin Jemin Shera

Tre vjet nga ekzekutimi me porosi i Behar Sofisë, gjykata çeli në mungesë gjykimin ndaj të dyshuarit të 6 Jemin Shera, ndaj të cilit rëndon akuza e vrasjes me paramendin.

56-vjeçari konsiderohet gjithashtu si njeriu që bashkoi një grup prej pesë personash për të kryer atentat ndaj Sofisë, një krim që e kreu Ernejt Shyti. Me role të ndara secili bëri të pamundurën për të gjetur një vrasës, i cili u shfaq para kamerave të sigurisë duke çaluar, një veprim i rremë me të cilin të dyshuarit shpresuan se po i çonin hetuesit në drejtimin e gabuar.

Ernejt Shytit ju tregua fotografia e shënjestrës dhe ju premtuan 5 milionë lekë nga Xhuliano Visha, një shumë që e joshi dhe e shtyu të lërë punën e krahut dhe të marrë armën. Për gjashtë muaj përpara se të qëllohej sapo doli nga banesa, Behar Sofia u vëzhgua nga grupi, tha Doloreza Musabelliu, e cila pranoi se nuk janë zbardhur ende arsyet se përse u urdhërua vdekja e 66-vjeçarit.

Po ashtu, hetimet nuk kanë hedhur dritë se kush është personi që e kontraktoi Jemin Sherën për vrasjen. Por për të bindur gjykatën se i kërkuari është ura lidhëse mes pesë të arrestuarve të tjerë, dhe “të panjohurit” i cili kërkoi vrasjen në Tiranë, SPAK thotë se disponon 168 prova shkresore, 16 dëshmitarë dhe tre akt ekspertime telefonike të pashqyrtuara më parë.

Me të akuzuarin në kërkim, prokurorja e hetimit Doloreza Musabelliu deklaroi se Jemin Shera nuk kishte asnjë konflikt me Behar Sofinë dhe kjo është arsyeja se përse dyshohet që ai u porosit  nga persona të tjerë, ende të pagjetur dhe të paidentifikuar për të kryer vrasjen.

Gjykata relatoi se megjithë kontrollet, policia nuk ka mundur ta gjejë të dyshuarin kryesor, ndonëse ai nuk është i vetmi. Në gjyqin ndaj tij do të pyeten me kërkesë të prokurorisë edhe 5 të bashkëpandehurit që konsiderohen grupi i Sherës, Bujar Leza, Xhuliano Visha, Skënder Vathi. Leonard Xhixha dhe Ernejt Shyti, i kthyer në një të penduar.

Ndaj tyre SPAK ka shpallur më herët pretencën dhe për katër prej tyre është kërkuar nga 30 vjet burg. Kurse për Ernejt Shytin është kërkuar 7 vjet burg. Seanca ndaj porositësit Shera do të mbahet në 26 janar. Ndërsa për të tjerët që kanë radhën për tu mbrojtur në datën 18 janar, ora 11:00.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65824 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE