902 milionë euro nga BE për ndërtimin e fabrikës së baterive të makinave në Gjermani!

vovalbania January 12, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
902 milionë euro nga BE për ndërtimin e fabrikës së baterive të makinave në Gjermani!

Prodhuesi suedez i baterive me litium dhe jon, Northvolt, ka marrë miratimin e BE-së për një paketë të konsiderueshme ndihmë shtetërore gjermane prej 902 milionë eurove. Të gjitha këto para do të shkojnë në ndërtimin e një fabrike për prodhimin e baterive të makinave elektrike në Heide, Gjermani. Kjo mbështetje financiare, thuhet të kontribuojë ndjeshëm në reduktimin e varësisë nga karburantet.

Northvolt kishte konsideruar ndërtimin e fabrikës në SHBA, përmes subvencioneve bujare nga shteti amerikan. Megjithatë, kompania ra dakord që në përputhje me ofertën e re nga BE, fabrika të ndërtohet në Gjermani. Komisioni Evropian ka theksuar rëndësinë strategjike të kësaj ndihme dhe e ka cilësuar si më e pakta që mund të bëhet për të nxitur investimet në Evropë. Oferta përfshin një grant direkt prej 700 milionë eurosh dhe garanci prej 200 milionë të tjerave.

Rikujtojmë, se Volkswagen Group ka shtyrë së fundmi vendimin për një fabrikë të katërt të qelizave të baterive duke përmendur kërkesën më të ulët se sa pritej për automjete elektrike në Evropë. CEO, Oliver Blume me anë të një deklarate tha se:

Bazuar në kushtet e tregut, duke përfshirë rritjen e ngadaltë të tregut BEV në Evropë, për momentin nuk ka asnjë arsye biznesi për të vendosur për lokacione të tjera.

Kompania tha në fillim të këtij viti se nuk ishte me nxitim për të marrë një vendim. Volkswagen është zotuar të prodhojë vetëm automjete elektrike nga viti 2033 për tregun evropian.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65713 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE