Goditi arbitrin në fushën e lojës, presidenti i ekipit turk, rrezikon 13 vite burg…
Pa dyshim që goditja e arbitrit turk në fushën e lojës, ishte një lajm që bëri xhiron e botës në rrjetet sociale. Federata vendosi që kampionati të ndërpritej dhe asnjë ndeshje të mos luhej pas atij incidenti. Ndërkohë që futbolli rinisi të luhej në fushën e blertë, hetimet vazhduan paralelisht në zbardhjen e plotë të dinamikës së ngjarjes.
Nëse Faruk Koça, deri pak kohë më parë presidenti i skuadrës turke të futbollit Ankaraguçu, shpallet fajtor për të gjitha akuzat ndaj tij, ai mund të dënohet me 13 vjet burg. Kujtojmë se pasi u fut në fushë, në fund të ndeshjes, ai goditi me grusht arbitrin në kokë, i cili më pas ra në fushë dhe iu nënshtrua një sulmi fizik shtesë nga huliganët vendas, të cilët gjithashtu u futën në fushë.Koca u largua nga zyra e presidentit të Ankaraguçu pak ditët pas incidentit. Ai shprehu keqardhje për sulmin, por gjithashtu mohoi se e e kërcënoi gjyqtarin Meler me vdekje, veprim për të cilin gjithashtu akuzohet. Ndërkohë sa i përket kampionatit turk, Fenerbahce kryeson me 48 pikë e ndjekur nga Galatasaray i Mauro Icardit që është kthyer në lojtarin kryesor dhe golashënuesin më të mirë të ekipit turk me 12 gola deri në këtë moment.