Për çdo 78 transmetime në botë, dëgjohet një këngë e saj, zbuloni për kë e kemi fjalën!
Industria e muzikës arriti një rekord të ri vjetor për numrin e transmetimeve, në vitin 2023 kishte më shumë se katër trilionë dhe në krahasim me vitin 2022, numri i transmetimeve në mbarë botën u rrit me 34%. Këtë e tregon një raport i publikuar nga kompania analitike Laminate. Rritja e numrit të shërbimeve ‘streaming’ është një reflektim i karakterit gjithnjë e më ndërkombëtar të tregut muzikor.
Në SHBA, tre zhanre kanë rritjen më të lartë vjetore në vitin 2023: ‘country’ me 23,7%, muzika e Amerikës Latine me 24,1% dhe e ashtuquajtura muzika botërore me 26,2%. Duket, se më shumë amerikanë po dëgjojnë muzikë nga vendet jo-anglishtfolëse dhe se në disa raste konsumi i muzikës nga vendet anglishtfolëse është në rënie.
Brenda muzikës latino-amerikane, muzika meksikane rajonale pa rritjen më të madhe në transmetim në SHBA: 60% dhe katër nga gjashtë latino-amerikanët më të transmetuar janë meksikanë Pezo Pluma, Eslabon Armado, Junior H dhe Fuerca Regida. Ata janë gjithashtu ndër 125 artistët e muzikës më të transmetuar.
Hitet e megayllit amerikan të popit Taylor Swift, personi i vitit i zgjedhur nga revista Time, përbëjnë 1.79% të tregut amerikan, sipas raportit të Laminate. Kjo do të thotë se për çdo 78 transmetime, ka një këngë të Taylor Swift. Hip-hop vazhdon të sundojë top-listat, duke zënë 25.5% të të gjitha transmetimeve. Sipas revistës së njohur amerikane Variety kënga më e mirë për vitin 2023 i përket Billie Eilish dhe është e lidhur pazgjidhshmërisht me filmin më viral të vitit, “Barbie”. Është kënga e titulluar “What Was I Made For?” “, e cila u shkrua për kolonën zanore të filmit popullor.