“Personazhe që s’do na e kishte marr mendja kurrë…”, zbulohen detaje të reja për “BBV3”!
“Big Brother VIP Albania”, spektakli më i ndjekur në Shqipëri, do të nisë këtë të shtunë në 13 janar. Spektakli është një show televiziv që zhvillohet tërësisht brenda kufijve të një shtëpie, krijuar posaçërisht për personat e famshëm që bëhen pjesë të këtij programi, duke u cilësuar me titullin banorë.
Vetëm 1 ditë na ndan nga premiera e edicionit të tretë të “Big Brother Vip” dhe të gjithë po e presin me padurim. Deri më tani është konfirmuar banori i parë, i cili është Meriton Mjekiqi. Ditën e sotme në emisionin “Shqipëria Live” me Erjona Rusin dhe Arjon Muça është diskutuar rreth aludimeve më të reja që kanë dalë në lidhje me banorët e këtij sezoni.
Arjoni: Mesa di unë do ketë pishinë të ngrohtë, luks, do ti shohim me rroba banje dhe pas 2 ditësh, do ketë palestër…
Gazetari: Shtëpia janë 2-fishi i banorëve…. Do ketë surpriza po dhe personazhe interesantë që s’do na e kishte marr mendja kurrë që do futeshin
Deri më tani kanë qenë të shumtë emrat e personazheve VIP, të cilët janë aluduar se do të jenë pjesë si banorë këtë edicion. Së fundmi Top Channel ka konfirmuar emrin e banorit të parë të “BBV3”, i cili do të ndezë dritat e shtëpisë më të famshme në Shqipëri nesër mbrëma. Bëhet fjalë për Meriton Mjekiqin, gazetar, moderator dhe producent i njohur. Emri i tij është aluduar shumë gjatë gjithë kësaj kohe për një pjesëmarje në këtë edicion, pasi dhe vetë Meritoni ka shprehur pak kohë më parë dëshirën e tij për të qenë pjesë.