Presidenti Biden ripropozon diplomatin David J. Kostelancik, ambasador në Shqipëri!

vovalbania January 12, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Presidenti Biden ripropozon diplomatin David J. Kostelancik, ambasador në Shqipëri!

David J. Kostelancik, diplomati me karrierë 30 vjeçare, u ripropozua nga Presidenti Biden për të shërbyer si Ambasador i Shteteve të Bashkuara në Shqipëri.

 “David J. Kostelancik, nga Illinois, Anëtar Karriere i Shërbimit të Jashtëm të Lartë, Klasa Ministër-Këshilltar, për të qenë Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Republikën e Shqipërisë”, propozimi i presidentit Biden.

Në nominimin e parë nuk e kaloi dot senati, pasi u tejkaluan afatet, bashkë me shumë propozime të tjera për ambasador.

David Kostelançik është një diplomat me karrierë të gjatë në DASH. Ai ka shërbyer dy herë si ambasador në Rusi dhe zëvendës ambasador në Hungari. Në DASH ka drejtuar byronë për Europën Jugore si dhe zyrën për Rusinë. David Kostelançik flet gjuhët e huaja, ruse, hungareze, turke dhe shqip.

Nëse senati do ti japë dritën jeshile, për David Kostelançik kjo do të jetë hera e tretë për të punuar si diplomat në Shqipëri. Në vitet 1993-1995 ai ka qenë pjesë e Ambasadës amerikane. Ndërsa në janar të vitit të kaluar, Kostelançik zuri vendin e Ambasadores Yuri Kim.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65697 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE