Sardi Strugaj zbulon pse u tërhoq nga Festivali i RTSH: “Nuk jam penduar…”
“Boshatisur” është kënga më e re e Sardi Strugaj, e cila është pritur mjaft mirë nga publiku. Këngëtari i njohur ka bërë së fundmi një bashkëbisedim virtual me ndjekësit e tij në Instagram, të cilët kanë qenë kuriozë të dinë një detaj në lidhje me këtë projekt.
Të shumtë kanë qenë ata që e kanë pyetur nëse “Boshatisur” është kënga me të cilën do të merrte pjesë në Festivalin e RTSH-së dhe më pas u tërhoq nga gara. Sardi u është përgjigjur me “po” dhe ka shtuar se nuk është penduar në asnjë moment që është tërhequr nga gara, duke treguar edhe arsyen.
Kam zgjedhur disa pyetje që janë bërë nga shumë persona, edhe kjo është një ndër to. Projekti që sapo nxora është projekti që unë do të prezantoja në festival, por mendoj që ka dalë më mirë kështu.
Ndërkohë fansat janë shprehur se nëse do të merrte pjesë në festival, kënga do të ishte tani konkurrente në “Eurovizion 2024”. Nga ana tjetër, artisti shprehet se ka pasur si qëllim që kënga e tij të prezantohej me dinjitet dhe nuk ka menduar që festivali i këtij viti do e prezantonte siç duhej.
Qëllimi im kryesor ka qenë që kënga të prezantohej me dinjitet ashtu siç duhej. Nuk m’u mbush mendja që festivali i këtij viti do e prezantonte ashtu siç duhej, prandaj u tërhoqa nga gara, për asnjë lloj arsyeje tjetër. Kështu që në asnjë moment nuk jam penduar.