Thuajini lamtumirë përgjithmonë rrudhave në fytyrë me këto maska me maja birre!
Rrudhat e moshës janë një nga problemet më të shpeshta kryesisht të grave. Nëse po kërkoni zgjidhje ne ju tregojmë për 2 maska, baza e të cilave është majaja e birrës. Për maskën e parë ajo që ju duhet është 1 lugë gjelle maja birre, 2 lugë ujë të ngrohtë. Përziejini të dy përbërësit derisa të formohet një masë kremoze. Masën e krijuar përhapeni me lëvizje rrethore në fytyrë dhe qafë. Pasi ta keni mbajtur për 20 minuta, shpëlajeni me ujë të ngrohtë dhe përmes një tamponi pambuku lyejeni fytyrën me pak vaj ulliri në mënyrë që të mbetet lëkura e butë.
Maska e dytë është 1 lugë maja birre dhe 3 lugë kos. Përziejini në një enë të vogël prej qelqi tre lugë gjelle kos dhe një lugë maja birre derisa masa të bëhet homogjene. Përhapeni me kujdes në fytyrë dhe qafë dhe pas 20 minutash shpëlaje fytyrën me ujë të bollshëm. Siç e dini ditët festive kanë përfunduar.
Përtej ndjesive pozitive që marrin, të gjithë e dimë që ka edhe disa disavantazhe pasi trupi dhe organizmi ynë janë të ekspozuar ndaj teprimeve dhe abuzimeve si ushqimi dhe alkooli. Kur trupi ekspozohet ndaj niveleve të larta të glukozës (ose sheqerit), proteinat e kolagjenit dhe elastinës në lëkurë dobësohen, duke bërë që struktura e saj elastike të prishet. Përveç se lëkura humbet elasticitetin e saj, ajo gjithashtu mund të çojë në rritjen e prodhimit të sebumit, dehidratim dhe një sipërfaqe më të ashpër të lëkurës.