Zyrtare! Ja kush është banori i parë që do të ndezë dritat e shtëpisë së “BBV3” nesër mbrëma!
“Big Brother VIP Albania”, spektakli më i ndjekur në Shqipëri, do të nisë këtë të shtunë në 13 janar. Spektakli është një show televiziv që zhvillohet tërësisht brenda kufijve të një shtëpie, krijuar posaçërisht për personat e famshëm që bëhen pjesë të këtij programi, duke u cilësuar me titullin banorë.
Deri më tani kanë qenë të shumtë emrat e personazheve VIP, të cilët janë aluduar se do të jenë pjesë si banorë këtë edicion. Vetëm pak më parë Top Channel ka konfirmuar emrin e banorit të parë të “BBV3”, i cili do të ndezë dritat e shtëpisë më të famshme në Shqipëri nesër mbrëma. Bëhet fjalë për Meriton Mjekiqin, gazetar, moderator dhe producent i njohur. Emri i tij është aluduar shumë gjatë gjithë kësaj kohe për një pjesëmarje në këtë edicion, pasi dhe vetë Meritoni ka shprehur pak kohë më parë dëshirën e tij për të qenë pjesë.
Në Big Brother Albania Vip 3, surprizat akoma nuk kanë filluar…
Me anë të një video të postuar në faqen zyrtare të Instagramit të “BBV3” është zbuluar se ky sezon do të moderohet nga Ledion Liço. Këtë e ka konfirmuar edhe Sara Hoxha në intervistën e saj në “Më lër të flas”, ku edhe ka zbuluar disa foto dhe detaje ekskluzive nga shtëpia e “BBV3”. Së fundmi janë konfirmuar opinionistët e këtij sezoni. Edhe pse pas përfundimit të sezonit të kaluar, ai u shpreh se nuk do të jetë më pjesë, për herën e tretë Arbër Hajdari do të jetë përsëri opinionist në “BBV3”. U shkëput nga televizioni, pasi u zgjodh deputete, tashmë Oriela Nebijaj rikthehet në ekran e këtë herë jo si moderatore, por si opinioniste në “BBV3”.