Chelsea fiton kur Armando Broja luan nga minuta e parë!

vovalbania January 13, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Broja drejt largimit nga Chelsea?! Trajneri Pochettino flet qartë për të ardhmen e sulmuesit kuq e zi…

Chelsea ka mposhtur Fulhamin në ndeshjen e vlefshme për javën e 21-të në Premier Ligë. Goli i vetëm i sfidës u shënua në minutën e 45’+4’ nga Palmer. Ai u tregua i saktë nga pika e bardhe e penalltisë. Përsa i përket Armando Brojës, ai e nisi sfidën si titullar dhe qëndroi në fushë deri në minutën e 66-të. Në minutën e 21-të të sfidë sulmuesi i Kombëtares kuqezi pati një mundësi të mirë për gol por nuk arriti të shënjestrojë si duhet.

Rikujtojmë se vetëm pak ditë më parë, fundi i ndeshjes mes Middlesbrough dhe Chelsea në Kupën e Ligës ka shënuar një incident aspak të këndshëm për Armando Brojën dhe shokët e tij. Tifozët e klubit londinez, të inatosur për humbjen në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës, kontestuan futbollistët e tyre. Broja ishte ndër të paktët lojtarë të Chelsea që u kthye nga këndi ku ishin tifozët udhëtues për t’i duartrokitur si falënderim për mbështetjen. Por ai u përball më vërshëllimat dhe kontestimin e mbështetësve të skuadrës të cilët kërkonin më shumë nga kjo sfidë. Sulmuesi vrapoi poshtë tribunës, duke parë se Tiago Silva nisi të shkëmbente disa batuta aspak miqësore me tifozët që po e kontestonin. Por situata u zgjidh shpejt dhe futbollisti shqiptar gjithashtu u largua drejt dhomave të zhveshjes, ashtu si shokët e skuadrës.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65254 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE