“Meri do t’i bëjë çorap ato brenda”, komentet e para të opinionistëve për banorët në Big Brother VIP 3

vovalbania January 13, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Meri do t’i bëjë çorap ato brenda”, komentet e para të opinionistëve për banorët në Big Brother VIP 3

Opinionistët Arbër Hajdari dhe Ori Nebiaj kanë dhënë opinionet e tyre të para për banorët.

Arbër: Meri do t’i bëjë çorap ato brenda, do të dëgjojnë gjëra që s’i kanë dërguar ndodnjëherë, ata i nisën diskutimet, uroj shumë që ta ruajnë veten nga e ardhmja që do të parashikojë Meri brenda shtëpisë, por gjysmën e shtëpisë do ta bëjë për vete. Meri do ta përdorë si strategji, do të thotë sapo i pashë yjet kjo do të ndodhë me ty nesër.

Ori: Meri do të jetë një xixëllonjë, jo vetëm me yjet, por do të jetë si barut, do t’i fusë në batakun e saj. Drini është një djalë fantastik, ka një emër në karrierën e tij, ai nuk para ka qenë pjesë e showbizit, jam e bindur që do të zbulojmë shumë. Ilnisa duket që është një karakter potent, roli dhe puna në media do ta bëjë, do të jetë faktor në shtëpi. Rikja është në vinç, pra është gjallë.

Arbër: Rikja mendoj që do t’i duhet shtëpisë, fakti që është në vinç nuk është kot, se duhet të jesh e fortë për të qenë në vinç.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65786 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE