Ministria e Shëndetësisë në Gaza: Vetëm 6 autoambulanca janë funksionale në të gjithë territorin!
Vetëm 6 autoambulanca janë funksionale në të gjithë Rripin e Gazës.
Lajmi është dhënë nga Ministria e Shëndetësisë në Gaza, e cila udhëhiqet nga Hamas, përmes një komunikate për media, duke shtuar se “ne ende po luftojmë për të menaxhuar disa shërbime thelbësore, përfshirë repartet e kujdesit intensiv”.
Në qytetin e Rafahut, ku qindra mijëra familje janë zhvendosur nga Gaza, infrastruktura dhe shërbimet shëndetësore “janë të brishta” dhe nuk mund të mbështesin nevojat e 1.3 milion njerëzve, tha ministria palestineze.
Ministria e Shëndetësisë më Gaza, e cila drejtohet nga Hamas tha sot se të paktën 23,843 njerëz kanë humbur jetën si pasojë e sulmeve izraelite që nga fiilimi i luftës më 7 tetor.
Ndër të tjera, institucioni palestinez shtoi se 60,317 persona janë plagosur që nga fillimi i luftës.
Ushtria amerikane goditi një vend tjetër të kontrolluar nga rebelët Houthi në Jemen, për të cilin tha se vinte në rrezik anijet tregtare në Detin e Kuq.
Komanda Qendrore e SHBA tha se “aksioni vijues” më 13 janar me target një tjetër vendndodhje të grupit Houthi, u krye nga shkatërruesi i Marinës USS Carney me raketa “Tomahawk”.
Ditën e djeshme SHBA dhe Britania shtrinë sulmet e tyre kundrejt grupit nga Jemeni në 28 vende duke goditur më shumë se 60 objektiva.