Zjarri te Kirurgjia, spitali Shkodër vijon me shërbime të plota!

vovalbania January 14, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Zjarri te Kirurgjia, spitali Shkodër vijon me shërbime të plota!

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka reaguar pas zjarrit që përfshiu pavionin e kirurgjisë në spitalin e Shkodrës.

MSHMS thekson se spitali vijon me dhënien e shërbimit me kapacitet të plotë.

Në një nga dhomat e mjekut në repartin e Kirurgjisë së Spitalit të Shkodrës, sot ka rënë një zjarr në orët e pasdites së vonë, i cili është vënë nën kontroll menjëherë falë punës dhe bashkëpunimit mes stafit të spitalit dhe zjarrfikësve.

Shprehim një falënderim të veçantë për zjarrfikësit në detyrë dhe për të gjithë stafin e spitalit, të cilët janë mobilizuar në mënyrë të menjëhershme dhe kanë vepruar shumë shpejt për të transportuar pacientët në pjesën tjetër të repartit, për të marrë në garanci jetën dhe shëndetin e tyre.

Fatmirësisht nuk ka patur asnjë të lënduar. Edhe pse shkaqet e kësaj ngjarje janë ende duke u hetuar, spitali vijon me dhënien e shërbimit me kapacitet të plotë.

Policia e Shkodrës bëri me dije se dje rreth orës 18:30, në Spitalin Rajonal Shkodër ra zjarr në një nga dhomat e katit të dytë, në repartin e Kirurgjisë. Dyshohet se ishte pasojë e një shkëndije elektrike. Zjarrfikësit bënë të mundur shuarjen e plotë të zjarrit që shkaktoi vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e plotë të shkakut të rënies së zjarrit dhe për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Drejtori i Spitalit Rajonal të Shkodrës, Senad Halluni, si dhe shefi i Repatit të Kirurgjisë, Gëzim Galiqi në një deklaratë për gazetarët konfirmuan se “nuk ka pacientë të lënduar” dhe se “situata është nën kontroll”.

Gjendja e pacientëve është mirë. Çdo gjë është nën kontroll. Eshtë numri i zakonshëm i pacientëve dhe stafi infermieror është marrë me zhvendosjen e tyre.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65769 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE