Alfio flet për herë të parë në BB VIP për Fatmën!

vovalbania January 15, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Alfio flet për herë të parë në BB VIP për Fatmën!

Ndarjen me Fatmën, Alfion e ka sjellë në vëmendje tashmë që është bërë pjesë e “Big Brother VIP Albania”.

Që në klipin e tij prezantues, Alfio e preku disi divorcin që ka përjetuar si një moment mjaft të vështirë, ndërkohë që mbrëmjen e djeshme ai ka folur për herë të parë për Fatmën, të paktën që pas ndarjes.

Duke diskutuar me disa prej banorëve për fëmijët dhe rritjen e tyre në ditët dhe realitetin e sotëm, fituesi i “Master Chef” ndau eksperiencën e tij, teksa nuk hezitoi të thoshte fjalët më të mira për ish-bashkëshorten.

Ndër të tjera, Alfio tha se Fatma “falë Zotit është shumë nënë e mirë dhe kujdeset shumë për djalin e tyre”. Po ashtu tregoi se i biri e di që duhet të rrijë shumë pak në telefon, aq sa e lejojnë prindërit dhe e dorëzon vetë pasi ka qenë insistimi i tyre që e ka mësuar, ndërsa nga ana tjetër, nuk i kurseu sërish komplimentat për moderatoren, duke u shprehur se “Ka bërë punë shumë të mirë dhe se ai vetë kujdeset për djalin, por Fatma është perfekte”.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65805 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE