Jo vetëm Interi, Armando Brojën e kërkon dhe trajneri i njohur në ekip…

vovalbania January 15, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Armando Broja drejt largimit nga Chelsea, shkak shoku i Cristiano Ronaldos në kombëtaren portugeze!

Armando Broja është mjaft i përfolur gjatë kësaj periudhe merkatoje se ku do ta vazhdojë karrierën e tij, ku ofertat nuk mungojnë për sulmuesin. Edhe pse trajneri Pochettino disa ditë më parë, në një konferencë për mediat foli për rëndësinë e Brojës në ekipin londinez. Së fundmi Inter dhe West Ham kanë dal në skenë si dy ekipet më të interesuara për shërbimet e sulmuesit kuq e zi.

Armando Broja vazhdon të jetë objektivi kryesor i Uest Hemit në këtë merkato dimri, me “çekanët” që e shohin sulmuesin shqiptar si zgjidhjen e tyre të duhur për ofensivën. Së fundmi, mediat pranë klubit nga Londra Lindore kanë zbuluar çfarë e pengon West Ham për të arritur te Broja. Sipas tyre, trajneri i njohur anglez, David Moyes e ka kërkuar me çdo kusht 22-vjeçarin shqiptar, por kërkesat e Chelsea kanë stepur klubin që të avancojë me bisedimet. Një prej këtyre kërkesave është shuma që “blutë” kërkojnë për Brojën, me ofertat që duhet të nisin nga 35 milionë paund. Tjetër gjë është dhe paga e sulmuesit të Kombëtares shqiptare. West Ham nuk është i sigurt nëse do të mund t’i paguajë të njëjtën shumë Brojës, duke parë që rroga e këtij të fundit është tepër e lartë. Gjithsesi, bisedimet mes palëve vazhdojnë ende, me Brojën që pritet t’i tregojë vlerat e tij tani që është sulmuesi i vetëm për Chelsea.

Rikujtojmë se Interi nuk është dorëzuar ende për shërbimet e Armando Brojës, me klubin zikaltër që e sheh sulmuesin shqiptar si zgjidhjen e duhur për sulmin. Siç bëjnë me dije mediat pranë klubit zikaltër, 22-vjeçari i Kombëtares shqiptare është opsioni numër një për sulmin nëse arrijnë largimin e Aleksis Sançezit. Kiliani nuk ka bërë thuajse asgjë që pas rikthimit të tij në Milano dhe për këtë arsye Interi kërkon që ta largojë me çdo kusht atë nga radhët e skuadrës.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65760 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE