Meryl Streep në një romancë me komedianin Martin Short?!

vovalbania January 15, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Meryl Streep në një romancë me komedianin Martin Short?!

Ylli i “Mamma Mia!”, Meryl Streep dyshohet se ka nisur një lidhje të re me komedianin Martin Short. Çifti u ul pranë njëri-tjetrit në “Golden Globes”, javë pasi filluan të qarkullonin zëra për një romancë. 74-vjeçarja u njoh me Martinin kur ata luajtën si të dashuruar në serialin televiziv amerikan “Only Murders in the Building” vitin e kaluar.

Një burim tha:

Meryl dhe Martin po shijojnë shoqërinë e njëri-tjetrit. Nuk ka presion. Ata kalojnë kohë së bashku dhe merren vesh mirë me njëri-tjetrin. Është shumë herët tani për të thënë nëse ka diçka serioze.

Nga ana e tij, një përfaqësues për media i Martin Short tha se:

Ata janë thjesht shumë miq të mirë, asgjë më shumë.

Kur u zbulua ndarja e Meryl nga bashkëshorti i saj, u tha se ata kishin qenë të ndarë për gjashtë vjet. Çifti ka katër fëmijë. Ata kanë edhe pesë nipër e mbesa. Djali i tyre, Henri, ka dy fëmijë me gruan e tij, Tamryn Storm Hawker dhe Mamie ka dy fëmijë me bashkëshortin Mehar Sethin. Ndërkohë, Grace së fundmi solli në jetë fëmijën e saj të parë me bashkëshortin e saj, producentin e diskografisë Mark Ronson. Ndërkaq, Martin pati një martesë 30-vjeçare me komedianen Nancy Dolman, me të cilën adoptuan tre fëmijë, përpara se ajo të ndërronte jetë në vitin 2010.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65781 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE