Njeriu më i moshuar që ka lundruar lumin Misisipi, 87-vjeçari thyen rekord!
vovalbania
January 15, 2024
0 koment
1 Mund të lexoni në minuta.
Dale Sanders nga Tenes, SHBA, ka shënuar një rekord të ri botëror duke u shpallur si personi më i moshuar që ka lundruar në lumin Misisipi. Sanders e filloi lundrimin në ditëlindjen e tij të 87-të dhe e përfundoi për 87 ditë. Amerikani e kishte përshkuar Misisipin për herë të parë në moshën 80-vjeçare në vitin 2015. Ai u shpreh se:
Unë thjesht nuk mund të refuzoja mundësinë për të rimarrë rekordin tim personal dhe një titull të ri zyrtar të rekordeve botërore Guinness.