Oxfam: 5 më të pasurit në botë dyfishuan pasurinë/Mes tyre Elon Musk e Jeff Bezos!

vovalbania January 15, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Oxfam: 5 më të pasurit në botë dyfishuan pasurinë/Mes tyre Elon Musk e Jeff Bezos!

Pasuria e përbashkët e pesë personave më të pasur në botë është rritur më shumë se dyfish krahasuar me vitin 2020, përkatësisht në 869 miliardë dollarë. 5 miliardë persona janë bërë më të varfër, sipas grupit kundër varfërisë, Oxfam. Në raportin e Oxfam-it, të publikuar në javën që mblidhet elita në Forumin Botëror Ekonomik në Davos, thuhet se miliarderët tani janë aksionerë në 7 nga 10 kompanitë më të mëdha në botë.

Oxfam bëri thirrje që qeveritë të frenojnë pushtetin e korporatave duke prishur monopolet, duke vendosur taksa mbi fitimet e mëdha dhe pasuritë, duke promovuar alternativa për kontrollin e aksionerëve, të tilla që pronësinë ta kenë punonjësit.

Vlerësohet se 148 korporatat kryesore kanë pasur fitim prej 1.8 trilion dollarësh, 52% më shumë se mesatarja 3-vjeçare, duke u mundësuar aksionerëve të kenë fitime dhe miliona punëtorë të përballen me krizat e kostos së jetesës, teksa inflacioni çoi në uljen e pagave.

Kjo pabarazi nuk është aksident. Klasa e miliarderëve po sigurohet që korporatat t’u mundësojnë atyre më shumë pasuri në kurriz të të tjerëve, tha shefi i Oxfamit, Amitabh Behar.

Forumi në Davos është krijuar për të mbrojtur “kapitalizmin e aksionerëve”, që sipas këtij forumi thuhet se e përcakton korporatën jo vetëm si maksimizim të fitimeve, por si një gjë që përmbush “aspiratat njerëzore dhe sociale, si pjesë e një sistemi më të gjerë social”.

Raporti i Oxfam-it bazohet në të dhënat e marra nga Organizata Ndërkombëtare e Punës e Banka Botërore, si dhe deri te lista vjetore e njerëzve më të pasur e publikuar nga Forbes-i, se aspirata të tilla janë larg përmbushjes.

Ajo çfarë ne dimë me siguri është se sistemi i sotëm ekstrem i kapitalizmit të aksionerëve, i cili vendos si prioritet rritjen e të ardhurave për aksionerët e pasur, po nxit pabarazi.

Rritja e pasurisë gjatë inflacionit ka bërë që pesë miliarderët kryesorë të fitojnë të ardhura të mëdha. Njerëzit më të pasur në botë, që kanë dyfishuar të ardhurat e tyre janë pronari i Teslas, Elon Musk, shefi i LVMH, Bernard Arnault, pronari i Amazonit, Jeff Bezos, bashkëthemelues i Oracle, Larry Ellison, si dhe investitori Warren Buffett.

Ndërkaq, pothuajse 800 milion punëtorë gjatë dy vjetëve të fundit kanë përjetuar ulje të pagave, teksa janë përballur me inflacion.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65805 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE