‘Babai përbindësh’ që abuzoi seksualisht me vajzën për 24 vite dhe e la 7 herë shtatzënë do të lirohet së shpejti nga burgu!
Përdhunuesi famëkeq Josef Fritzl mund të lirohet së shpejti nga burgu pasi një ekspert vendosi se ai nuk është më një rrezik për publikun. 88-vjeçari, u dënua me burgim të përjetshëm në vitin 2009 pasi pranoi se e kishte mbajtur vajzën e tij Elisabeth të mbyllur në bodrumin e shtëpisë së familjes, si skllave të seksit për 24 vjet. Si pasojë e kësaj vajza e Josef lindi shtatë fëmijë nga babai i saj. Mediat lokale raportuan se Fritzl tani duket i hutuar, flet rregullisht me televizionin, mendon se është një yll i popit dhe flet për vizita nga të afërmit që nuk kanë ndodhur kurrë.
Frizl do të ketë të drejtë për lirim me kusht këtë vit pasi një raport i ri psikiatrik thotë se ai nuk është më i rrezikshëm. Fritzl e joshi vajzën e tij në bodrum kur ajo ishte 18-vjeçe. Gruaja e tij, Rosemarie, e denoncoi si të zhdukur, por Fritzl i dorëzoi policisë një letër nga Elisabeth, duke thënë se ajo thoshte se po qëndronte me një mik dhe nuk donte të gjendej.
Çështja Fritzl u shfaq në prill të vitit 2008 pasi Elisabeth i tha policisë se ishte mbajtur rob për 24 vjet kur u lejua të dilte nga qelia dhe u dërgua në spital. Josef tani mund të lëvizë vetëm me ndihmën e një karroce dhe nuk ka më asnjë rrezik që ai të kryejë ndonjë aktivitet kriminal.