E trishtë, ndahet nga jeta në moshën 35-vjeçare blogerja e famshme
Blogerja me origjinë braziliane Mila De Jesus, ka ndërruar jetë nga arresti kardiak. Ajo ishte vetëm 35-vjeçe.
Ylli i “Instagramit”, ka lindur në Brazil, por ka jetuar në Boston, ndërroi jetë të premten, katër muaj pasi u martua me burrin e saj, George Koëszik, raportoi Jam Press.
Ajo ka lënë pas katër fëmijë nga një martesë e mëparshme.
Disa muaj më parë, blogerja njoftoi se vuante nga ‘psoriasis’, një sëmundje autoimune jo ngjitëse e lëkurës.
“Ka tre muaj që jam duke u përballur me këtë gjendje, 80% e trupit tim është prekur”, shkroi De Jesus në një postim në Instagram në tetor për afro 60 mijë ndjekësit e saj. “Mjekët magjikë, ilaçet, salcat dhe një frymëmarrje e thellë”.
Gjashtë vite më parë, e reja e lindur në Bahia iu nënshtrua një operacioni të madh për humbjen e peshës, të cilin e përkujtoi në një postim në “Instagram” të nëntorit që krahasonte fotot e saj para dhe pas procedurës.
“Gjashtë vite nga një vendim që ndryshoi jetën time në shumë mënyra”, shkroi ajo.
“Në njërën anë Mila 22-vjeçare dhe nga ana tjetër Mila 35-vjeçare”.