Ekspertët gjermanë të turizmit: Istria është shumë e shtrenjtë, zgjidhni Vlorën në Shqipëri!

vovalbania January 16, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Ekspertët gjermanë të turizmit: Istria është shumë e shtrenjtë, zgjidhni Vlorën në Shqipëri!

Ekspertët gjermanë të turizmit u kanë sugjeruar qytetarëve të tyre të zgjedhin Vlorën në Shqipëri, në vend të gadishullit të madh të Istrias në detin Adriatik, duke e cilësuar këtë të fundit si shumë të shtrenjtë për të kaluar pushimet, shkruan në një artikull e përditshmja italiane “LaVoce del Popolo”.

“Istria? Harrojeni, shumë e shtrenjtë. Kthehuni në drejtim të Vlorës, Shqipërisë”, kështu shkruajnë mediet gjermane që merren me turizmin dhe shqyrtojnë mundësitë e pushimeve të bashkëqytetarëve të tyre në sezonin e ardhshëm turistik, sipas medias italiane.

Rreth 10 vjet më parë, Kroacia ishte një destinacion turistik shumë i lirë.

Por, kjo ka ndryshuar në mënyrë dramatike. Pjesa veriore e Istrias, për shembull, është bërë jashtëzakonisht e popullarizuar në mesin e alpinistëve gjermanë.

“Në përputhje me kërkesën, por edhe për shkak të kalimit nga kuna kroate në euro, çmimet janë rritur ndjeshëm vitin e fundit”, shkruan “Fenix Magazine”, duke iu referuar një investigimi të kryer nga televizioni gjerman RTL.

“Në verën e vitit 2023, turistët duhej të paguanin edhe 50% më shumë për të njëjtin akomodim në krahasim me vitin e kaluar”, sipas gazetarëve të Berlinit.

“Shanset që çmimet të bien këtë verë janë të pakta. Prandaj, qyteti bregdetar shqiptar i Vlorës u sugjerohet pushuesve gjermanë si një alternativë kundrejt Istrias”, theksojnë gazetat.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65254 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE