Foli për vajzën dhe ish partnerin, ky i fundit i hakërrehet Ledjonës: “O mashtruese!”
Gjatë një bisede në oborr mëngjesin e sotëm, Ledjona ka folur pak për ish-partnerin e saj.
Ishte Romeo ai që i bëri një pyetje dhe gazetarja nuk ngurroi që të tregonte se çfarë raporti ka me ish-partnerin, me të cilin ka një vajzë.
E pyetur nëse ‘e ka xhan babain e vajzës’, Ledjona u shpreh se ‘po’. Ajo tha se ka komunikim me të dhe kjo është e rëndësishme për të bijën e tyre.
Por pas kësaj deklarate ka reaguar ish bashkëshorti i saj Jorgen . Ai e ka cilësuar të shtirur rrëfimin e Ledjonës duke u shprehur se ‘mashtron’ dhe se ai ‘nuk e di me kë e ka lënë vajzën’.
Madje Jorgeni është shprehur se Ledjona e ka ushqyer vajzën me urrejtje ndaj tij dhe se ka kohë që nuk e sheh. ‘Të gjithë e dinë se çfarë babai jam unë dhe se ke hapur një padi për të marrë çupën pa firmën time dhe përse nuk e tregon aty’?
Pas këtij komenti në Publikimin e Agjensisë Kombëtare NOA Jorgeni është ‘penduar’ dhe e ka fshirë pas pak postimin, bashkë me një tjetër koment.
“Mendim i drejte nga ana juaj se ajo zonja vertet e ka ne kujdestari femijen, por mos viktimizohet se e di shume mire ajo kush e ka rritur, mbajtur, kush e ka veshur, kush e ka derguar ne shkolle etj. Ajo do fame por te mos perdori genjeshtrat e te perdori femijen sepse e njohin te gjithe personalitetin e secilit.” – shkruan ish-bashkëshorti i Ledjonës.