Hetohet nga prokuroria në Itali, vdekja e 20-vjeçares pas alergjisë nga “tiramisu-ja vegane”…
Një hetim për vrasje nga pakujdesia ka nisur pas vdekjes tragjike të një 20-vjeçareje me alergji nga bulmetet, të cilës iu servir një ëmbëlsirë ‘tiramisu’ që kishte përmbajtje qumështi.
Anna Bellisario me të dashurin raportohet se kishin dalë në një restorant të vogël në Milano më 26 janar të vitit të shkuar. Duke pasur alergji nga bulmetet ajo porositi ëmbëlsirën e reklamuar si vegane (pa përmbajtje bulmeti ose mishi) por pak më vonë pësoi krizë anafilaktike dhe vdiq një javë më vonë në spitalin San Raffaele.
Dy gratë që drejtojnë dyqanin e ëmbëlsirave po hetohen për vrasje nga pakujdesia, shkruan e përditshmja vendase Corriere della Sera.
Hetimet kanë sugjeruar se ato kishin përzier etiketat e ëmbëlsirave që përmbanin qumësht me ato duhet të ishin vegane.
Në deklaratën e prokurorëve Tiziana Siciliano e Luca Gaglio u përdorën informacione nga përgjime ku thuhej se drejtueset e dyqanit, nënë e bijë, nuk bënin ndarje të plotë të produkteve vegane dhe me përmbajtje bulmeti, dhe se furnizonin edhe restorante të tjera me produktin “tiramisu vegane”.
Zyrtarët thanë se sikur të ishte respektuar ndarja e inredientëve dhe stafit t’i jepej trajnimi plotë, tragjedia nuk do të kishte ndodhur.
E ndjera Bellisario kishte kontrolluar etiketën kur porositi tiramisu dhe kërkoi informacione prej alergjisë së saj.
Kriza e të resë kishte nisur që në lugën e dytë të embëlsirës dhe ajo kishte shkuar në tualet duke tentuar të villte, por më vonë humbi ndjenjat.
Produkti në fjalë Tiramisu Mascherpa, është tërhequr nga tregu prej autoriteteve prej përmbajtjes së mundshme të proteinave që nuk janë listuar në etiketë. Heitmet vijojnë. –DailyMail–