Ligj i ri dhe një aplikacion për të denoncuar rastet e dhunës ndaj grave!

vovalbania January 16, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Ligj i ri dhe një aplikacion për të denoncuar rastet e dhunës ndaj grave!

4500 gra denoncojnë dhunën, mesatarisht në një vit. Por, studimet thonë se vetëm 1 në 10 gra të dhunuara denoncon.

Për t’u ardhur më në ndihmë grave dhe vajzave që abuzohen apo dhunohen, tani është një aplikacion i cili quhet “Bright Sky Al”. Mjafton vetëm një klikim në këtë aplikacion që për të ruajtur përdoruesit fillimisht shfaqet si aplikacion moti, kalendar apo lojë.

Por me një klikim tjetër, shkon në qëllimin e tij parësor të denoncimit të dhunës dhe çdo forme abuzimi. Jo vetëm denoncim por ky aplikacion të ndihmon të ngarkosh materiale audio dhe video që do të përdoren si provë kundër dhunuesit dhe abuzuesit.
Aplikacioni shkarkohet falas në çdo pajisje të telefonisë inteligjente dhe ofron edhe linjën e këshillimit për viktimat e dhunës. Ndërsa për raste serioze dhe urgjente, viktima e dhunës duhet te telefonojë policinë në numrin 112.

 “Shpesh e shmangin denoncimin për të mos bërë publicitet të ngjarjes që ka ndodhur apo për opinion. Por gjithmonë denoncimet, qoftë edhe ngjarje të thjeshta për ngacmim apo për një dhunë psikologjike parandalon ngjarje më të rënda”, shprehet avokatja Vasilika Hysi.

Por gratë dhe vajzat sot po përballen me një tjetër lloj dhune, atë digjitale. Në këto kushte Ministria e Brendshme ka ngritur një grup pune për ta konsideruar këtë një vepër penale.  Po shihet mundësia për të nxjerrë akte nënligjore apo për të hartuar një ligj që të ndëshkojnë dhunën digjitale.

Nga ana tjetër, do të ketë një komunikim me rrjetet sociale për të pasur më kontroll për materialet e hedhura online që të jenë brenda normave pa cenuar përdoruesit apo ligjin.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65788 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE