‘Mund të kishte prishur dhe familjen’- Olta falënderuese ndaj bashkëshortit
Olta Gixhari ka qenë një ndër personazhet më të përfolur gjatë sezonit të shkuar të “Big Brother VIP”, por edhe më e sulmuara.
Në periudhën kur ajo ndodhej brenda shtëpisë, jashtë bëheshin komente nga më të ndryshmet për të, megjithëse kjo situatë ndryshoi gradualisht dhe Olta u kthye në një personazh të dashur për publikun.
Ditën e sotme aktorja ka qenë e ftuar në emisionin ‘Ndryshe’ në ‘Top Albania Radio’, ku ka shprehur disa fjalë zemre dhe falenderim për bashkëshortin e saj.
Sipas Oltës, nëse dikush tjetër do të ishte krah saj, nuk do të kishte mbështetjen sikur e ka prej Dorit.
‘Falënderoj shumë bashkëshortin tim. Ai është një hero! Jo vetëm që ka përballuar urrejtjen që unë pata gjatë kohës së ‘BBV’, por dhe të gjitha lajmet e shëmtuara që kanë dalë për mua. Po të ishte ndonjë bashkëshort tjetër mund të kishte prishur edhe familjen.’- u shpreh Olta.