Për më tepër fibra në regjimin tuaj ushqimor duhet të ndiqni këto këshilla!

vovalbania January 16, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Për më tepër fibra në regjimin tuaj ushqimor duhet të ndiqni këto këshilla!

Si të shtoni më tepër fibra në regjimin tuaj ushqimor?! Shumë ushqime të pasura me fibra janë ushqime që ju tashmë i konsumoni. Si për shembull, orizi, patatet, makaronat dhe buka. Nëse nuk konsumoni shpesh oriz, makarona, bukë ose patate, trupi juaj mund të mos jetë mësuar me ushqime që janë të pasura me fibra dhe mund t’i duhet pak kohë për t’u përshtatur. Ju mund të përjetoni disa probleme me tretjen dhe stomakun megjithatë këto efekte duhet të largohen shumë shpejt. Konsumoni mjaftueshëm ujë, të paktën 2 litra në ditë. Lëvizni sa më shumë të mundeni sepse ndihmon me tretjen.

Konsumoni më shpesh drithëra në mëngjes. Provoni kombinime të ndryshme drithërash si për shembull me fruta, arra, fruta të thata, tërshërë apo të tjera. Sido që të jetë, kjo do t’ju ndihmojë të shtoni më shumë fibra. Provoni të përgatisni pjata të ndryshme që të përfshijnë në mënyrë ideale orizin kaf, pasi ai është lloji më i shëndetshëm i orizit që mund të konsumoni. Për shumë njerëz, zgjedhja e makaronave me grurë të plotë në vend të makaronave normale është paksa e vështirë pasi shija e tyre ndryshon.

Por për hir të fibrave është një opsion që ja vlen të merret parasysh. Mundohuni të kaloni te buka e përbërë nga gruri i plotë, nëse dëshironi të shtoni më tepër fibra në regjimin tuaj. Konsumoni sa më shpesh të jetë e mundur fruta të papërpunuara dhe të paqëruara sepse në këtë mënyrë ato ofrojnë sasinë më të lartë të fibrave. Për njerëzit me stomak të ndjeshëm që nuk tolerojnë shumë ushqime të papërpunuara, mund zgjedhin të gatuajnë më tepër perime.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65805 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE