E trishtë/ Humbi betejën me sëmundjen e rëndë, vdes aktorja e njohur
Aktorja Lynn Marta, u nda nga jeta në moshën 78-vjeçare. Ajou bë e famshme nga filmat Joe Kidd dhe Footloose dhe seriali Love, American Style.
Lajmi për vdekjen e saj u bë i ditur nga i dashuri i saj, Chris Saint-Hilaire, i cili i tha The Hollywood Reporter se Marta vdiq të enjten në shtëpinë e saj në Los Angeles, pas një beteje me kancerin.
Kush ishte Lynn Marta?
Lynn Marta, ka lindur në Somerville, New Jersey dhe përpjekja e saj e parë në aktrim ishte në një episod të sitcom ‘Gidget’ në vitin 1966.
Më pas ajo u shfaq në 18 episode të sitcom ‘Love, American Style’.
Aktorja u shfaq në shumë shfaqje si: The Mod Squad, The Rookies, Starsky & Hutch, Charlie’s Angels, Vegas, Matt Houston, The FBI, Dan August, Cannon, The Streets of San Francisco, Barnaby Jones, The Manhunter dhe Caribe.
Lynn Marta, luajti përballë Robert Duvall dhe Clint Eastwood në ‘Joe Kidd’ të vitit 1972 dhe së bashku me Kevin Bacon në ‘Footloose’ të 1984.
Ajo gjithashtu, u shfaq në filma si Red Sky at Morning, Help Me… I’m Possessed, Blood Beach dhe Three Men dhe një Zonjë e Vogël.
Paraqitja e saj e fundit televizive ishte në një episod të American Dreams në 2004.