Hekurudha Durrës-Tiranë, qeveria miraton mbi 104 milionë lekë për shpronësimet!

vovalbania January 17, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Hekurudha Durrës-Tiranë, qeveria miraton mbi 104 milionë lekë për shpronësimet!

Qeveria miratoi sot shpronësimin për itneres publik të pronarëve të pasurive të paluatjshme që preken nga realizimi i projektit “Rehabilitimi i linjës hekurudhore Durrës-terminali i Transportit Publik Tiranë si dhe linja me Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës (TIA).

Në vendimin e publikuar nga qeveria, pronarët e këtyre pasurive të paluatjshme do të kompensohen në vlerë të përgjithshme prej 104 085 941.87 lekësh që do të përballohet nga buxheti i shtetit. Procesi i shpronësimit fillon menjëherë pasi vendimi të publikohet në “Fletoren Zyrtare” dhe afati i përfundimit është brenda 3 muajve nga data e hyrjes në fuqi të vendimit.

Pronarët duhet të paraqesin dokumentacionin justifikues për likuidim pranë Agjencisë Shtetërore për Shpronësimin në mënyrë që të marrin kompensimin që u takon.

“Agjencia Shtetërore e Kadastrës pezullon të gjitha transaksionet me pasuritë e shpronësuara deri në momentin e realizimit të procesit të hedhjes së gjurmës së projektit mbi hartën kadastrale dhe regjistron aktin e kalimit të pronësisë për pasuritë që shpronësohen sipas këtij vendimi në favor të shtetit në përgjegjësi administrimi të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë për shoqërinë “Hekurudha Shqiptare”, sh.a”- thuhet në vendimin e Këshillit të Ministrave.

Agjencia Shtetërore e Kadastrës pezullon të gjitha transaksionet me pasuritë e shpronësuara deri në momentin e realizimit të procesit të hedhjes së gjurmës së projektit mbi hartën kadastrale.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65686 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE