“Mbështetja për të në BBV më ka kushtuar”- Flet shoku i Kiarës: “Më kërcënuan me vdekje, zbuluan shtëpinë time…”

vovalbania January 17, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Mbështetja për të në BBV më ka kushtuar”- Flet shoku i Kiarës: “Më kërcënuan me vdekje, zbuluan shtëpinë time…”

Stilisti i njohur, Niko Komani, ka qenë së fundmi i ftuar në “E diell”.

Ai foli mbi temën nëse aplikacioni i njohur i rrjeteve sociale, TikTok, duhet të mbyllet, ku shtoi se gjatë “Big Brother-it të vitit të kaluar, ka marrë shumë kërcënime.

Komani tregon se këto kërcënime i erdhën pasi mbështeste mikeshën e tij, Kiara Tito dhe partnerin e saj Luiz Ejli.

Ndër të tjera, ai tregoi se edhe pse ka 12 vite karrierë mbi shpatulla, shumë persona e njohin vetëm për komentet që bënte për “Big Brother”.

“Në Big Brother vjet unë mbaja anën e Kiarës dhe Luziit, kishte pafund njerëz që dinin ku jetoja, kishin fotografuar ballkonin tim, shtëpinë time, haja kërcënime, më merrnin nëpër telefon. Atëherë nuk isha në dijeni, në TikTok cilët personazhe merreshin me Big Brother, pra rashë në kurth jo, por pata disa debate me disa persona që ju dukej absurde që një stilist merrej me Big Brother, pra bullizohet, bullizohet, por mendoj që nuk e ka fajin aplikacioni sesa e ke fajin ti që merresh apo se sa i fortë je ti që merresh me atë aplikacion. Mua nuk më ka ndikuar kjo gjë”, tha ai.

Më pas shtoi: Unë kam 12 vite karrierë në kurrizin tim dhe për disa u njoha gjatë Big Brother dhe është turp, por…

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65804 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE