Më në fund, Kristjan Asllani pritet të jetë titullar në ndeshjen e vështirë të Interit në Serie A…
![](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2022/02/56-2-150x150.png)
![Më në fund, Kristjan Asllani pritet të jetë titullar në ndeshjen e vështirë të Interit në Serie A…](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2024/01//me-ne-fund-kristjan-asllani-pritet-te-jete-titullar-ne-ndeshjen-e-veshtire-te-interit-ne-serie-a.jpg)
Kristjan Asllani e ka pasur jo të lehtë të fitojë minuta në ekipin e Interit, kjo dhe për shkak të yjeve që ndodhen në atë ekip. Mesfushori kuq e zi bëri paraqitje fantastike me Shqipërinë duke fituar edhe besimin e trajnerit të Interit, Simone Inzagi. Ai i ka dhënë më shumë minuta këtë sezon futbollistit shqiptar. Ndaj Monzas, ai u aktivizua në minutën e 62-të duke marrë vendin e Çalhanoglut, ndërsa në sfidën e radhës në Serie A, atë kundër Fiorentinës, pritet ta nisë nga minuta e parë. Regjisori turk ka plotësuar numrin e kartonëve dhe nuk do të jetë në fushë, ndërsa sipas mediave italiane vendin e tij do ta marrë Asllani. Kjo është një tjetër provë e fortë për mesfushorin kuqezi për të vërtetuar se është gati për të marrë çelësat e mesfushës.
Rikujtojmë se vetëm pak ditë më parë, Mbrojtësi dhe shoku i ekipit të Kristjan Asllanit tek Interi, Françesko Açerbi ka folur rreth ndeshjeve që Italia do të ketë në kampionatin evropian. I intervistuar nga “Che fatica fa la vita del bomber” Françesko Açerbi ka analizuar jo vetëm Kristjan Asllanin si shokun e tij të skuadrës (rival me Shqipërinë në Europian), por edhe rivalët e ardhshëm të tij, Alvaro Moratën që do ta ndeshë si me Atletikon e Madridit në Ligën e Kampioneve dhe me Spanjën në Europian. Po ashtu, edhe yllin e Realit të Madridit dhe Kroacisë, Luka Modriç, me të cilin do të përballet në Gjermani. Zbulojeni duke klikuar këtu se çfarë tha mbrojtësi zikaltër, sa i përket përballjes me Shqipërinë dhe shokun e tij Kristjan Asllani!