Njihuni me parashikimin e motit për sot, e mërkurë 17 janar 2024!
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e sotme vendi ynë do të të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike si rezultat i masave ajrore të lagështa me origjinë perëndimore.
Moti parashikohet me vranësira mesatare e të dendura, si dhe me intervale të herëpashershme me diell (kthjellime) kryesisht në zonën e qendrës dhe atë të jugut. Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme e me intensitet të ulët dhe lokalisht mesatar në formë shtrëngatash.
Në zonën e veriperëndimit, reshjet priten me intensitet kryesisht mesatar ndërsa në orët e mbrëmjes, reshjet në periudha afatshkurtra do të jenë me intensitet deri të lartë në formën e rrebesheve dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike e breshër.
Mjegull e dendur / mjegullinë dhe reduktim shikimi në orët e mëngjesit dhe në momentin e reshjeve të shiut.
Era fryn me drejtim juglindje – jugperëndim e me shpejtësi mesatare 3-10 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore, era bëhet relativisht intensive e fiton shpejtësi 12-18 m/s, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
Shkodër
8/15
Re shi
Kukës
5/12
Re shi diell
Lezhë
11/16
Re shi
Dibër
7/10
Re shi diell
Durrës
10/18
Re shi diell
Tiranë
12/18
Re shi diell
Elbasan
8/17
Re shi diell
Berat
10/20
Re shi diell
Vlorë
12/19
Re shi diell
Korçë
5/10
Re shi diell
Gjirokastër
8/13
Re shi diell
Sarandë
9/16
Re shi diell