Aksident me vdekje në Vorë, një viktimë!
![](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2022/02/56-2-150x150.png)
![Aksident me vdekje në Vorë, një viktimë!](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2024/01//aksident-me-vdekje-ne-vore-nje-viktime.jpeg)
Aksidentet vazhdojnë të përgjakin rrugët shqiptare. Mëngjesin e sotëm një person gjeti vdekjen në Vorë. Në fshatin Muçaj, shtetasi 64-vjeç me inicialet A.A, dyshohet se humbi kontrollin e automjetit që drejtonte, çka rezultoi fatale.
Makina doli jashtë rruge e përfundoi në një kanal. Sipas policisë, shkak mund të ketë qenë pagjumësia, por nuk përjashtohen edhe problemet shëndetësore. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Njoftimi i policisë:
Më datë 18.01.2024, në rrugën e fshatit Muçaj, shtetasi A.A., 64 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi automjetin që drejtonte, dyshohet për shkak të pagjumësisë, ose problemeve shëndetësore, i cili ka dalë nga rruga dhe ka rënë në kanal.
Për pasojë, drejtuesi i automjetit ka humbur jetën në vendngjarje. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.