Ermal Mamaqi ka diçka për t’i thënë Luiz Ejllit pas deklaratës së tij ironike: “Goditje poshtë brezit…”
![](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2022/02/56-2-150x150.png)
![Ermal Mamaqi ka diçka për t’i thënë Luiz Ejllit pas deklaratës së tij ironike: “Goditje poshtë brezit…”](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2024/01//ermal-mamaqi-ka-dicka-per-ti-thene-luiz-ejllit-pas-deklarates-se-tij-ironike-goditje-poshte-brezit.jpeg)
Këngëtari Luiz Ejlli i është përgjigjur ashpër komentit të aktorit Ermal Mamaqi për rolin e tij në filmin “Në kuadër të dashurisë”. Më herët në “Më lër të flas”, Mamaqi tha se Luizi iu duk aktor shumë i mirë, madje më i mirë edhe se këngëtar.
Mirë. Ishte aktor i mirë. M’u duk aktor më i mirë se këngëtar. Kishte shumë talent.
Ky koment duket se nuk është pritur shumë mirë nga Luizi, i cili në rastin e parë kur u pyet, nuk la pa përdorur dhe ironinë në përgjigje. Në “Më lër të flas”, Luizi iu kundërpërgjigj Ermalit kështu:
Edhe unë mendoj që Ermali është shkrimtar më i mirë se humorist. Mbaj mend që kam qenë të Panairi i Librit dhe dikush ble librin e tij, të cilin e ndoqa me sy dhe kur doli jashtë, i grisi të gjitha fletët për të shitur gështenja.
Mëngjesin e sotëm i ftuar në studion e “Wake Up”, Ermal Mamaqi u pyet se si iu duk kjo kundërpërgjijge e Luizit, ku ai u shpreh:
E pashë kur ishte tek djemtë. Deri tek “është shkrimtar më i mirë se humorist” ishte OK, por pastaj bëri një goditje poshtë brezit. Ajo që kam thënë është shumë e sinqertë. Nuk kam thënë nuk di të këndojë. Po, më pëlqeu më shumë si aktor se sa më ka pëlqyer si këngëtar sepse nuk i kam dëgjuar këngët e tij dhe nuk ka asgjë të keqe. Kjo e ka mërzitur Luizin.