Historia e pabesueshme e mbrojtësit të njohur: Jetonte njëkohësisht me gruan, por dhe me të dashurën
Lajmet e fundit që janë bërë publike rreth jetës private të mbrojtësit të Manchester City-t, Kyle Walker duken të pabesueshme.
Futbollisti i kombëtares angleze prej dy vitesh ka zhvilluar jetë të dyfishtë, ndërsa ka mbajtur martesën me gruan e tij Annie Kilner, me të cilën u nda së fundmi, si dhe ka pasur lidhje edhe me modelen Lauryn Goodman, me të cilën ka edhe fëmijë.
Vetë Goodman zbuloi gjithçka gjatë një interviste për “The Sun”:
“I thashë Kyle se duhej t’i tregonte gjithçka Annie-t. Kush është babai i vajzës sonë sepse ne duhet të jetonim jetën të lirë në 2024-ën. Nëse të gjithë e dinë se si është situata, atëherë mund të merren vendimet e duhura. Unë nuk doja të isha unë ajo që do i tregonte të vërtetën Annie-t, por Kyle ishte shumë i dobët për t’i thënë asaj.
Annie kishte nevojë të dinte të gjithë të vërtetën më parë se ajo histori të bëhej publike. Kyle ishte i lumtur që e fshihte të vërtetën, pasi kishte dy familje, ai kishte frikë se çfarë mund të ndodhte kur dhe nëse Annie e merrte vesh. Nuk doja që ata të ndaheshin apo të vuanin, por ishte një situatë që duhej të dilte në dritë. Për të mirën e të gjithëve”.
Vetë Goodman shpjegoi më tej se ishte ajo vetë që e informoi Kilner për atë që ndodhi me një analizë të ADN-së së vajzës së saj dhe madje edhe një foto të vajzës së bashku me Kyle Walker.
Pas këtyre ndodhive çifti Kyle dhe Annie janë duke jetuar të ndarë, ndonëse ende anjëri prej tyre nuk ka bërë kërkesë për divorc, ndërkohë që kjo e fundit është shtatzënë me fëmijën e katërt të mbrojtësit.