Kinematografia në zi/ Mbyll sytë përgjithmonë aktorja e njohur
Fatkeqësisht ka ndërruar jetë në moshën 78-vjeçare aktorja Lynn Marta, e cila u bë e famshme nga filmat ‘Joe Kidd’ dhe ‘Footloose’ dhe seriali ‘Love, American Style’.
Lajmi për vdekjen e saj u bë i ditur nga miku i aktores, Chris Saint-Hilaire, i cili tha për The Hollywood Reporter se Marta vdiq në shtëpinë e saj në Los Angeles pas një beteje me kancerin.
E lindur në Somerville, New Jersey, debutimi i parë i së ndjerës në aktrim ishte në një episod të sitcom ‘Gidget’ në vitin 1966. Më pas ajo u shfaq në 18 episode të sitcom ‘Love, American Style’.
Aktorja luajti përballë Robert Duvall dhe Clint Eastwood në ‘Joe Kidd’ të vitit 1972 dhe përballë Kevin Bacon në ‘Footloose’ të vitit 1984.
Paraqitja e saj e fundit televizive ishte në një episod të “American Dreams” në 2004. Ajo ishte e martuar me Brick Houston nga viti 1968 deri në 1975. Aktorja pati dhjetëra role të tjera në filma.