Misteret e vrasjes së Liridona Ademajt, analisti i njohur ngre dyshimet e forta: Pse nuk shkoi në varrim Pacolli, ai e di arsyen e konfliktit mes çiftit
Analisti Arjan Curri deklaron se mban përgjegjësi vetëm për atë që ai thotë, ndonëse këshilltari i Behxhet Pacollit, Jetlir Zyberaj e ka akuzuar për shpifje.
Ai u shpreh se për shkak të pozicionit të tij në Kosovë, Pacolli nuk mbetet jashtë kritikave.
Curri theksoi edhe një herë se kur bëri deklaratat për orientimin seksual të Naim Murselit, për palën tjetër nuk e ka pasur fjalën për ish-presidentin.
Ndër të tjera Curri u shpreh se dyshon që Pacolli nuk mori pjesë në varrim për shkak të informacioneve që kishte në lidhje me konfliktet që kishin Liridona Ademaj dhe Naim Murseli.
Arjan Curri: Jetliri po thotë që kam bërë shpifje. Po e them edhe një herë, sepse dua të flas se këto mund të përdoren edhe si prova nesër në gjykatë. Së pari pistat nuk janë shpifje, edhe sikur të kisha përmendur emra, edhe pse unë nuk përmenda emra. Së dyti unë nuk mund të mbaj përgjegjësi se çfarë fantazon, zien rrjeti, përgjegjësia ime është për atë që them unë. Së treti e vetmja kritikë që është bërë me emër të adresë të zotit Pacolli është përse nuk merr pjesë zoti Pacolli në varrim. Ka një ndërhyrje të Jetlirit që thotë është në Kinë për udhëtim pune. Edhe unë them ase në cilin takim ishte në të parin apo të dytin, sepse ka një distancë pesë ditor. Në këndvështrimin tim zoti Pacolli nuk është jashtë radarit të kritikës është ish-president, deputet, politikan i lartë, biznesmen, do t’i nënshtrohet patjetër kritikës së medias. Nuk mund të ankohet pse thotë ky kështu.
Jetlir Zyberaj: Jo ekspozimit të shpifjes Arjan, të kritikës patjetër që po.
Arjan Curri: Po shpifje është, nuk ishte në varrim.
Arjan Curri: Hipoteza nuk është shpifje. Tani ju doni patjetër që unë të them që e kisha për Pacollin. Unë nuk e kisha për Pacollin. Unë e di dhe se kush është.
Jetlir Zyberaj: Ti e di unë nuk e di. Thuaje.
Arjan Curri: E fundit fare. Unë të them ty që unë e kam një dyshim përse Pacolli nuk shkon në varrim. Ne kemi pasur një informacion nga kolegët tanë që zoti Pacolli për shkak të afrimitetit që kishte me Liridonën, është kumbari i fëmijës së saj, mund ta dinte arsyen e konfliktit mes tyre dhe zgjodhi në atë moment të mos bëhej pjesë e këtij konfliktit, pra të mos futej në skenë. Unë mendoj akoma që ai e di arsyen pse ata të dy ishin në konflikt.