“Reforma zgjedhore”, OSBE thirrje deputetëve: Kontribuoni për një proces të qetë!
Një ditë para mbledhjes së komisionit për reformën zgjedhore, Prezenca e OSBE në Tiranë u ka bërë thirrje deputetëve të garantojnë një proces parlamentar të qetë dhe funksional.
OSBE thekson edhe njëherë se mbetet e përkushtuar për një reformë gjithëpërfshirëse dhe angazhimi është vendimtar për të pasur sukses.
Çmojmë partneritetin tonë me Kuvendin e Shqipërisë🇦🇱! 🤝 U bëjmë thirrje të gjithë deputetëve të kontribuojnë për një proces parlamentar të qetë e funksional. Punimet e papenguara dhe dialogu konstruktiv në komisione janë thelbësore. (1/2)
— OSCE Presence in Albania (@OSCEinAlbania) January 18, 2024
“Çmojmë partneritetin tonë me Kuvendin e Shqipërisë ! U bëjmë thirrje të gjithë deputetëve të kontribuojnë për një proces parlamentar të qetë e funksional. Punimet e papenguara dhe dialogu konstruktiv në komisione janë thelbësore. Përkushtimi ynë për një reformë zgjedhore gjithëpërfshirëse dhe në kohë mbetet i fortë. Angazhimi pozitiv i të gjithëve është vendimtar për të pasur sukses”-thuhet në reagimin e OSBE.
Edhe një herë ka theksuar gatishmërinë për të asistuar një reformë zgjedhore gjithëpërfshirëse.
“Përkushtimi ynë për një reformë zgjedhore gjithëpërfshirëse dhe në kohë mbetet i fortë. Angazhimi pozitiv i të gjithëve është vendimtar për të pasur sukses”-thuhet në reagimin e OSBE.
Pas thuajse dy vitesh, komisioni i Reformës zgjedhore rimblidhet të premten në orën 11:00.
Mësohet se në mbledhje do të jenë të pranishëm tre deputetë të PD-së, Enkelejd Alibeaj, Kreshnik Çollaku dhe Eralda Bano.
Mbledhja që do të zhvillohet në ambientet e Kuvendit është njoftuar pas takimeve të dy bashkëkryetarëve të Komisionit për Reformën Zgjehdore, Enkelejd Alibeaj nga PD dhe Damian Gjiknuri nga PS, me përfaqësuesen e prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Clarisse Pasztory.